Punëtori që e zuri dheu në Dragodan – në koma dërgohet për mjekim intenziv

Kosova

Punëtori që e zuri dheu në Dragodan – në koma dërgohet për mjekim intenziv

Më: 5 prill 2019 Në ora: 18:15
Aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në koma

Punëtori 32 vjeçar, F.B nga Hajvalia e Prishtinës, që e zuri sot rrëshqitja e dheut në lagjen Dragodan, ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në koma. Doktori i QKUK-së Avdush Bajgora tha se 32 vjeçari po dërgohet për mjekim intenziv.

Sot rreth orës 14:00 F.B përderisa ishte duke punuar në një kanal pranë një objekti ndërtimor u zu nga rrëshqitja e dheut në lagjen “Dragodan të Prishtinës”.

Aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në koma. Këtë informacion e dha Avdush Bajgora nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“Në gjendje të rëndë shëndetësore, po e çojmë në mjekim intenziv. Është në koma. Lëndime ka në tërë trupin”, tha Bajgora.

Ndryshe, në këtë lagje të Prishtinës ka pasur edhe në të kaluarën rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat