Shkon ta lajmërojë djegien e malit, policia i thotë se ky rast s’është asgjë!

Kosova

Shkon ta lajmërojë djegien e malit, policia i thotë se ky rast s’është asgjë!

Më: 6 prill 2019 Në ora: 00:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa fshatra të Istogut vazhdojnë të përballen me zjarre nga djegia e maleve. Pasi u dogjën disa hektarë male në Gurrakoc, zjarret së fundi kanë përfshirë fshatra të njohura si Zona e Mivadës.

Zjarret sot kanë përfshirë malet në fshatin Cërrkolez. Një i moshuar që për shumë vite kishte punuar e jetuar në Gjermani, ka një ankesë serioze ndaj Policisë.

Djegien e malit të tij dhe më gjerë, ai kishte shkuar ta lajmërojë në stacionin e Policisë në Istog. Por, në institucionin e sigurisë, Hysen Imeraj thotë se u injorua.

Image

“Isha në Stacionin e Policisë në Istog për të lajmëruar djegin e maleve në Cerrkolez. Policia më tha se jemi në dijeni, por se kanë punë më të rëndësishme se kjo. Policia më nënçmoi, më tha se kemi raste më të rënda, ky nuk është asgjë. Më tha që të shkoj rojtarin e pyllit për këtë. Madje, më tha të shkoj sepse s’ka kohë që të bisedojë me mua” ka thënë Hysen Imeraj.

Në vendin e ngjarje sot ka dalur edhe deputeti i AAK-së. Gani Dreshaj, me të cilin banorët kanë qarë hallet për djegin e maleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat