Klubet sportive, OJQ-të dhe të rinjtë e kryeqytetit dhurojnë gjak

Kosova

Klubet sportive, OJQ-të dhe të rinjtë e kryeqytetit dhurojnë gjak

Më: 6 prill 2019 Në ora: 07:03
Ilustrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit, Drejtoria e Sportit e Komunës se Prishtinës organizon dhurimin e gjakut nga të gjitha klubet sportive, OJQ-të dhe të rinjtë e kryeqytetit.

Drejtori i Drejtorisë së Sportit, Fitim Rexha ka ftuar në mënyrë masive të bëhet dhurimi i gjakut nga të gjitha klubet sportive, OJQ-të dhe të rinjtë e kryeqytetit tonë. 

“Një jetë mund të varet nga ti, nga një shishe gjak i juaj!. Një sportist i mirë e inspiron, ndihmon vetën e tij, një sportist i madh inspiron,ndihmon të tjerët!”. 

"Duke shënuar këtë ditë, ne do t’u tregojmë njerëzve në nevojë se ata nuk janë vetëm, se të jesh sportist është një gjë madhështore", ka theksuar Rexha.

Aktiviteti i dhurimit të gjakut do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Njëkohësisht Komuna e Prishtinës ka ftuar te gjithë personelin si dhe qytetarët e vullnetit të mirë nga kryeqyteti e më gjërë se mund të jenë pjesë e këtij aktiviteti humanitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat