Fundjava me vransira dhe intervale me diell, të dielën riga lokale shiu.

Kosova

Fundjava me vransira dhe intervale me diell, të dielën riga lokale shiu.

Më: 6 prill 2019 Në ora: 07:17
Parashikimi i motit

Fundjava me vransira dhe intervale me diell, të dielën riga lokale shiu. Javën e ardhshme më freskët dhe me shi.

5.04.2019 - Fushat e presionit të ulët që janë shtrirë mbi Europën perëndimore, nga dita e diel do të fillojnë të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ku në fillim të javës së ardhshme do të sjellin mundësi për reshje më të qëndrueshme shiu.
Me këto fusha të presionit të ulët, pritet të depërtojnë edhe masa më të freskëta ajrore nga Atlantiku, duke zbritur temperaturat rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

6.04 - Kryesisht me vransira, erë dhe intervale me diell.
7.04 - Paradite pjesërisht vranët. Ditën kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.
8.04-9.04 - Më freskët, kryesisht vranët, ditën e hënë me reshje më të qëndrueshme shiu, e të martën kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
10.04 - Pjesërisht vranët, me mundësi pë riga lokale shiu gjatë orëve të paradites.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 6C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri në 17C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 3-13m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat