Vitia ka kujtuar dje 5 prillin e paharruar të ’99.
Në kompleksin e dëshmorëve në Viti janë bërë homazhe dhe janë nderuar dëshmorët e 5 prillit nga Smira dhe Lubishta, të cilët ranë heroikishtë në luftë kundër forcave serbe, 20 vjetë më parë.
Por, në përvjetorin e 20 ajo që ra në sy ishte veprimi i njërit nga djemt e dëshmorit Skender Salihu, nga Smira, Granitit.
Djali i ri është parë në këtë përkujtim, veshur me uniformën e FSK-së, dhe bashkë me familjarë e qytetarë ndanë dhimbjen dhe krenarin.
Graniti për herë të parë me uniformë ushtarake bëri homazhe pranë varrit të babait që ra dëshmor për lirin e këtij vendi, më 5 prill të vitit 1999 në fshatin Smirë.
Si duket Graniti do të vazhdojë një rrugë që në rrethana tjera e kishte nisur babai i tij, me ndjenjën e atdhedashurisë në shërbim të atdheut.
Fotografitë janë publikuar edhe në Facebook.