Edhe një veteran i UÇK-së largohet nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani

Kosova

Edhe një veteran i UÇK-së largohet nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani

Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:06
Aeroporti i Prishtinës

Kosova nuk po shihet që ofron përspektivë për punë dhe mirëqenie. Këtë e dëshmon edhe numri i madh i atyre që po kërkojnë të largohen për një jetë më të mirë.

Në mesin e tyre që e ka zgjedhur Gjermaninë për të punuar në mënyrë që të sigurojë jetë më të mirë për të dhe familjen e tij është edhe veterani i UÇK-së, Ajet Bytyqi nga fshati Dejnë i Rahovecit.

Largimin e tij Ajetit e ka bërë të ditur vëllai i tij përmes një postimi në Facebook.

Largimin nga Kosova e ka paralajmëruar edhe Xhevdet Qeriqi kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e veteranëve.

Ja çfarë shkuan ai:

Mbrëmë, e përcolla vëllaun e madh Ajetin (Bacën e madh) për në Gjermani. Iku për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më me perspektivë.

Ajeti është vëllau im i madh, njëkohësisht bashkëluftëtar i imi në Njësitin e UÇK-së të fshatit Dejnë.

Fundin triumfal të luftës e festuam bashkë në shtëpinë e djegur të babait.
Në fund të qershorit, i telefonova vëllaut të dytë Hidajetit, i cili jetonte në Gjermani dhe tentonte ta merrte vizën atje përmes një martese interesi si shumë shqiptar të tjerë.

I thash që të mos bënte shumë përpjekje se pas 3 apo 4 vjetësh në Kosovë do bëhet mirë e ndoshta edhe ti do të kthehesh nga atje.

Nuk e kam bërë mend që, njëzet vjetë pas luftës, do ta përcjelli për Gjermani edhe bacën e madh.

Ajeti iku, jo pse nuk u përpoq, por në mungesë të një zhvillimi normal i cili do t’u hapte perspektivë njerëzve punëtorë. Që nga paslufta ka punuar pa u ndalur, në disa faza edhe 16 orë në ditë. Megjithatë s’mjaftoi.

Kohëve të fundit, perspektiva e punës u varfërua shumë.

Kosova për të cilën luftoi plot 13 muaj, nuk i ofroi shumë. Edhe certifikatën e veteranit ja dhanë me vonesë. Ja sollën tri ditë para zgjedhjeve, për t’i bërë me dije se kë duhej ta votonte.

Ajeti këtë vit mbush 50 vjetë. Barrë e tij janë gruaja, 4 fëmijët dhe prindërit gjithashtu. Pas 33 vjetëve punë dhe 13 muajve shërbim në luftën çlirimtare, sërish do ti përvjel llërët nëpër punishtet gjermane, për të hapur një perspektivë për familjen e tij.

Ngjajshëm e pata përcjellë edhe në vitin 1992 por u pat kthyer nga Gjermania në vitin 1997 si 28 vjeçar, dhe u martua.

Tani është ndryshe. Nga rruga që ka marrë, mund të mbetet në gurbet deri në pleqëri të thellë e kthimi i tij mund të ketë kuptimin e prehjes afër paraardhësve tanë.

E lehtë të qoftë rruga e jeta e gurbetit vëlla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat