Profesori i UP-së nuk e kalon studentin, kështu i hakmerret ai

Kosova

Profesori i UP-së nuk e kalon studentin, kështu i hakmerret ai

Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:44
Rektorati i UP-së

Profesorit të Universitetit të Prishtinës Ruzhdi Sefa, sot i është demoluar vetura personale.

Për këtë dëm, Sefa ka akuzuar njërin nga studentët e tij, kështu duke e ndërlidhur rastin me punën e tij si profesor universitar.

‘Kështu kur nuk i kalon studentët në provim,, më ngushëlloj njeri‘, ka shkruar profesori në postim.

Ndërkohë, media ka kontaktuar me profesorin në fjalë për të kuptuar më tepër rreth këtij incidenti, por ai sqaroi se përmes njoftimit të publikuar në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook” ka dashur të kuptojë reagimet e njerëzve.

Image

‘Unë punoi në Universitet qysh se nga viti 1976-të dhe jam në tension me nis sa rastet i kam pas, po unë veç e bona atë postim me pa reagimin e njerëzve jo për ndonjë satisfaksion për veten apo për ndonjë popullaritet, vetëm me pa reagimin e njerëzve‘, ishin fjalët e profesorit Ruzhdi Sefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat