Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka qëndruar sot në Polac, ku ka nderuar të rënët në 20 vjetorin e vrasjes se tyre nga forcat serbe.
Ai ka thënë se Polaci ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova, e kanë paguar shumë shtrenjtë lirinë
Selimi ka theksuar se Serbisë, nuk do t’i falen kurrë krimet e bëra ndaj shqiptarëve.
Postimi i Selimit:
Polac, Skenderaj, 7 Prill
Në nderim dhe përkujtim të të rënëve të fshatit Plolac, në 20 vjetorin e vrasjes se tyre nga forcat serbe.
Polaci ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova e kanë paguar shume shtrenjt lirinë.
Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, krime të cilat kurrë nuk do t'ia falim.