Zhduket 20 vjeçari nga Kamenica, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Kosova

Zhduket 20 vjeçari nga Kamenica, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:16
Gentian Dermaku

Një djalë 20 vjeçar është zhdukur dhe familja e tij nuk ka dijeni për vendodhjen e të riut. Rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.

“20 vjeçari Gentian Dermaku qe nga dje nuk eshte lajmeruar ne shtepi. Familjaret e kane lajmeruar rastin ne Polici, dhe kjo e fundit po bene kerkime per ta gjetur”, shkruan Kamenicapress.

Krahas fotografisë së të riut, aty luten që të kushdo nga qytetarët që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërohen në polici.

Ndryshe, raste të personave të zhdukur po ka pothuajse çdo ditë në Kosovë.

Madje një i tillë ka ndodhur dje në Prizren. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se babai i vajzës nga Prizreni ka raportuar se vajza i ka dalur nga shtëpia dhe është në kërkim të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat