E tmerrshme: Vazhdon keqtrajtimi i fëmijëve të mitur

Kosova

E tmerrshme: Vazhdon keqtrajtimi i fëmijëve të mitur

Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edhe një rast tjetër, është ka bënë bujë të madhe nëpër rrjete sociale, të keqpërdorimit të fëmijëve të vegjël, duke bërë punë të rënda.

Në qendër të Prishtinës, një fëmijë shihet teksa mban një thes të rëndë që besohet se janë hekurishte të cilat i ka mbledhur për t’i shitur.

Një qytetar, ka postuar fotografinë e fëmijës, në rrjetin social Facebook, duke thënë se “dhe ky (lexo: fëmija në foto), ka dëshirë që ta ketë babain me mbiemrin ‘AJ'”, duke ironizuar me mbiemrin e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Edhe ky djalosh kish pas deshire qe babi i tij me pas mbiemrin me prapashtesen -AJ e si i afert me partite ne pushtet me pas nje vend te punes qe ky me pas mundesi me u marr me lojra dhe mesime”, ka shkruar ai.

Ky nuk është rasti i parë, ku në Kosovë, fëmijët e vegjël, në vend që të shkojnë sikur bashkmoshatarët e tyre në shkollë, bëjnë punë të rënda, për ta siguruar sadopak kushte më të mira jetese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat