Përsëri ndryshon moti, kështu do jetë nga e hëna - Bota Sot
Përsëri ndryshon moti, kështu do jetë nga e hëna

Kosova

Përsëri ndryshon moti, kështu do jetë nga e hëna

Më: 7 prill 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Java e dytë e prillit sjell mot më të ftohtë dhe reshjet pranverore të shiut

Mbi rajonin tonë kanë filluar të shtrihen fushat të presionit të ulët të ardhura nga Atlantiku, ku gjatë javës në vijim do të sjellin mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu, që vende-vende mund të jenë më intenzive, e nga mesi i javës edhe me bubullima.

Nga dita e nesërme mbi vendin tonë do të kalojë edhe një front i ftohtë që do të kushtëzojë mot më të ftohtë dhe rënie të temperaturave edhe nën vlera mesatare.

8.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje më të qëndrueshme shiu.

9.04 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.

10.04-11.04 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.

12.04 – Më ftohtë, në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht vransira me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 7C, e maksimalet do të pësojnë rënie në 11C deri 13C, e ditën e enjte do të shënojnë rritje deri në 16C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 2-5m/s, e ditën e martë nga veriu 4-9m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres thellë nën vlera normale, por gradualisht do të shënojë rritje rreth këtyre vlerave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...