Dhuna në familje sjellë 11 vrasje brenda dy viteve

Kosova

Dhuna në familje sjellë 11 vrasje brenda dy viteve

Më: 7 prill 2019 Në ora: 21:32
Foto ilustruese

Përgjatë dy muajve të parë të vitit 2019, kanë ndodhur gjithsej 213 raste të dhunës në familje.

Ndërkaq gjatë vitit 2018 dhe 2017, kanë ndodhur 2 mijë e 810 raste. Përgjatë këtyre viteve u shkaktuan 11 vrasje.

“Gjatë tërë vitit 2018 janë raportuar 1 mijë e 541 raste të dhunës në familje. Viktima të këtyre rasteve ishin 308 meshkuj dhe 1 mijë e 189 femra.Rastet më të shpeshta janë evidentuar kur dhuna ka ndodhë mes bashkëshortëve në 727 raste, pasuar nga dhuna djalë-babë, me 162 raste”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Tutje u bë e ditur se numri i rasteve të vrasjeve brenda familjes gjatë vitit 2018 është gjashtë raste.

“Gjatë tërë vitit 2017 janë raportuar 1 mijë e 269 raste të dhunës në familje. Viktima të këtyre rasteve ishin 227 meshkuj dhe 818 femra. Rastet më të shpeshta janë evidentuar kur dhuna ka ndodhë mes bashkëshortëve në 553 raste, pasur nga dhuna djalë-babë 142 raste. Numri i rasteve të vrasjeve brenda familjes gjatë vitit 2017 është pesë raste”, u tha tutje për rtv21.

Këto të dhëna sipas kryeprokurorit i Prishtinës, Imer Beka flasin për një rritje të numrit të denoncimit të dhunës në familje, ndonëse sipas tij ka ende shumë raste që mbesin pa u raportuar.

“Në dy –tri vitet e fundit kemi pas raportime që për mu janë shumë të mira dhe pse e dimë që ato në familje nuk raportohen e kjo vije si pasojë e mënyrës së jetesës, tranzicioni që ka pasur familja dhe shumë çështje tjera. Por kohën e fundit është rritu rdhe kemi guxim të palës së dëmtuar të pronocnimit”, ka thënë Beka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat