Shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve

Kosova

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve

Më: 8 prill 2019 Në ora: 06:15
Ilustrim

Një grua rome, viktimë e dhunës në familje, do t’ia tregojë historinë e saj Nataliya Apostolova-s, Shefes së Zyrës së BE-së në Ditën Ndërkombëtare të Romëve. 

E pranishme do të jetë Shpresa Agushi, drejtoreshë e Rrjetit të OJQ-ve të grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane të Kosovës dhe fituese e Çmimit të BE për Integrimit të Romëve në vitin 2019. 

Zonja do rrëfej se si ishte jeta e saj para se të takonte Shpresa Agushin, dhe si i ka ndryshuar më pas; se si ajo me guxim u ngrit për veten dhe fëmijët e saj, dhe u largua nga rrethi vicioz i dhunës në familje, përkundër të gjitha rrethanave. 

Ky është një akt i rrallë guximi i një gruaje që dëshiron të flasë publikisht mbi një temë kaq delikate..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat