Haradinaj uron ditën e romëve: Të drejtat dhe kultura e juaj respektohen plotësisht

Kosova

Haradinaj uron ditën e romëve: Të drejtat dhe kultura e juaj respektohen plotësisht

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar sot komunitetin romë në Kosovë për nderë të ditës ndërkombëtare të tyre.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë.

“Më 8 prill në tërë botën kremtohet kultura, identiteti dhe historia e romëve. Komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë. Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë. Qytetarëve të komuniteti rom dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit, urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!”, shkruan Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat