Rrëfimi i gruas rome për dhunën që e përjetoi në familje

Kosova

Rrëfimi i gruas rome për dhunën që e përjetoi në familje

Më: 8 prill 2019 Në ora: 13:44
Ilustrim

Pjesëtarja e komunitetit rom, Florie Mumini nga Gjilani, ka vendosur që ta ndajë rrëfimin  e saj për dhunën që e ka përjetuar në familje.

“Si pjesëtare e komunitetit rom nuk kam qenë e integruar në komunitetin shqiptar dhe nuk kam besuar në institucionet e Kosovës. Nuk kam besuar se mund të jem një grua e fortë si fqinjet e mia – isha e shkelur në familje dhe në gjithë shoqërinë – nuk e çmoja as veten time”.

“Mendoja se unë kisha lindur ta kisha një fat të tillë. Kam menduar se e kam fatin si të gjitha vajzat tjera të komunitetit rom, edhe pse unë me dëshirë u martova me atë person. Unë mendoja se si grua duhet të lajë, fshi dhe gatuaj në shtëpi. Jeta ime ka qenë t’iu shërbejë të tjerëve pasi unë nuk e kisha ndjenjën se isha e gjallë dhe që jam qenie njerëzore – unë duhet t’i duroja të gjitha këto”.

“Kjo ka ndodhur derisa e kam takuar Shpresa Agushin [drejtuesja e Rrjetit të OJQ-ve të grave rome, ashkalike dhe egjiptase të Kosovës] e cila më tha se unë nuk duhet ta durojë dhunën. Ajo më bindi që edhe pse jam një grua rome nuk mund të duroj më. Pas një kohe, unë fillova t’i kuptojë gjërat më ndryshe dhe se nuk jam vetëm në këtë shoqëri. U zgjidh problemi i dhunës ashtu si u zgjidh, por prapë mbesim të cenuara brenda komunitetit rom, por edhe në shoqërinë në përgjithësi sepse vazhdoj të mos kem shtëpi”.

Mumini rrëfimin e saj për dhunën që e ka përjetuar në familje e ka shpalosur para shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, gjatë vizitës së saj në Rrjetin e OJQ-ve të grave rome, ashkalike dhe egjiptase të Kosovës (RrOGRAEK), në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Florie Mumini nga komuniteti rom është divorcuar nga bashkëshorti i saj pikërisht për shkak të dhunës në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat