Klinika e Gastroenterologjisë në QKUK bëhet me gastroskop të ri

Kosova

Klinika e Gastroenterologjisë në QKUK bëhet me gastroskop të ri

Nga: A.SH Më: 8 prill 2019 Në ora: 13:48
Foto

Radha e pritjes për në Klinikën e Gastroenterologjisë ku bëhen kontrollet e zorrëve dhe lukthit po vjen duke u eliminuar kjo përshkak se ministria ka pajisur me gastroskop këtë klinikë, përcjellë “Bota Sot”.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se, është bërë edhe me gastroskop e dytë, nga blerja e pajisjeve të reja do të përfitojnë edhe klinikat tjera të QKUK-së, që listat e pritjes për pacientë të shkojnë drejt eliminimit dhe që qytetarët të marrin shërbime dinjitoze.

Postimi i plotë:

Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK, ku bëhen kontrollet e zorrëve dhe lukthit, e kemi gjetur pa asnjë gastroskop. Për dy vjet me radhë qytetarët tanë nuk kanë mundur të marrin shërbime të duhura në atë klinikë. Vitin e kaluar ne intervenuam menjëherë duke blerë një gastroskop dhe një kolonoskop që të rinisim këtë procedurë për qytetarët në nevojë. Kurse sot, kësaj klinike ia dorëzuam edhe gastroskopin e dytë brenda një viti për të shtuar dinamikën e punës. Shpejt presim të vijë edhe gastroskopi i tretë që ta modernizojmë akoma këtë shërbim. Nga blerja e pajisjeve të reja do të përfitojnë edhe klinikat tjera të QKUK-së, që listat e pritjes për pacientë të shkojnë drejt eliminimit dhe që qytetarët të marrin shërbime dinjitoze. #BashkëeNdreqim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat