QKMF në Drenas furnizohet me pajisje tjera mjekësore

Kosova

QKMF në Drenas furnizohet me pajisje tjera mjekësore

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Pas kërkesës dhe aplikimit për t’u pajisur me mjete shëndetësore për të gjithë sektorët e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Qendra tjera Familjare, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Komuna Drenasit është përfituese e 9 llotove me pajisje mjekësore, diagnostikuese dhe aparatura profesionale për laborator, rëntgen për dhëmb, maternitet, mjekësi familjare dhe shërbime tjera që do të shfrytëzohen në të mirë të shëndetit për qytetarët.

Vlera e mjeteve shëndetësore është rreth 90 mijë euro dhe afati i furnizimit me këto pajisje është rreth 60 ditë. 

Ndryshe, para disa ditësh është nënshkruar kontrata për t’u furnizuar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas me aparatin e Mamografisë, donacion nga Qeveria japoneze në vlerë rreth 70 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat