Arrestohet “Komandant Talibani” në Pejë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kosova

Arrestohet “Komandant Talibani” në Pejë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Personi i arrestuar sot nga hetuesit policorë të rajonit te Pejës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Prishtinës sipas burimeve të medias brenda autoriteteve të rendit është Metin Islami, 38-vjeç, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë Veriore për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Islami, i njohur me nofkën “Komandant Talibani” po ashtu akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, dhe është i dënuar me 14 vjet burgim me ç ‘rast ishte arratisur nga burgu dhe tashmë ka për t’i vuajtur edhe rreth 7 vjet burg.

Ky person ishte arrestuar më 12 mars 2019 nga njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), por duke pasur një rast ‘mundësim i ikjes për persona të arratisur’ ishte ndaluar nga Gjykata Themelore  e Pejës, dega në Istog.

Sot pasi kishin përfunduar procedurat nga Gjykata Themelore e Pejës, Dega në Istog dhe i njëjti ishte lënë i lirë, ai është arrestuar nga hetuesit policorë të rajonit te Pejës dhe është në mbajtje për 48 në mënyrë që të vazhdohet me procedurat e ekstradimit.

Metin Islami brenda afatit 48 orësh do të paraqitet para Gjykatës Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat