Komandanti i Bondsteelit: Nëse FSK shkel mandatin, na takon neve ta zgjidhim situatën

Kosova

Komandanti i Bondsteelit: Nëse FSK shkel mandatin, na takon neve ta zgjidhim situatën

Më: 9 prill 2019 Në ora: 09:06
Komandanti i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Kosovë, koloneli Roy Macaraeg

“Kjo varet nga rrethanat. Nëse aktiviteti i FSK do të shkelte mandatin atëherë do të na mbetej neve ta zgjidhnim situatën. Nëse rrethanat kërkojnë një angazhim në një nivel të lartë, do t’i drejtoheshim komandantit të KFOR-it, më duhet të theksoj se mandati ynë nuk ka ndryshuar”.

“Ne jemi të paanshëm, me mision për të siguruar një mjedis të sigurt dhe stabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin. për ne është me rëndësi që të dyja palët të vazhdojnë dialogun politik dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike”, tha ai në një intervistë për rrjetin portali ballkanik të sigurisë balkansecurity.

I pyetur rreth qëndrimit të forcave amerikane në Kosovë ndaj FSK-së, Macaraeg tha se vendimi i Kosovës për ta transformuar këtë formacion në forcat e armatosura nuk ka ndryshuar mandatin e forcave amerikane.

“Në dhjetor, Prishtinë ka vendosur për të transformuar FSK-në në forcat e armatosura. Shumë prej tyre kanë shprehur shqetësimin në lidhje me atë. Vendimi i Prishtinës nuk ka ndryshuar mandatin tonë, ai ka mbetur i njëjtë. Ne bashkëpunojmë me forcat e sigurisë së Kosovës në aspektin jo-luftarak të tilla siç është edhe trajnimi i trupave mjekësore dhe atyre për deminim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat