Ja kur varroset ish-ushtari i UÇK-së, të cilin e vranë pastaj e djegën në makinë

Kosova

Ja kur varroset ish-ushtari i UÇK-së, të cilin e vranë pastaj e djegën në makinë

Nga: NSh Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:59
Ilir Zeqiri

Vdekja tragjike e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Zeqirit ka tronditur gjithë opinionin.

Zeqiri është vrarë pastaj është djegur në veturën e tij mbrëmë në Prekaz të Epërm.

Ilir Zeqiri ishte ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllai i dëshmorit të kombit Gazmend Zeqirit.

Ai thuhej se që nga paslufta punonte si taksist, derisa mbrëmë ende për shkaqe të panjohura vritet.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në fshatin e tij të lindjes në Kopiliq të Epërm të Komunës se Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat