Jashari fton qytetarët të kujdesen për ambientin

Kosova

Jashari fton qytetarët të kujdesen për ambientin

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:55
Komuna e Skenderajt po përgatitet që të shënojë Ditën e Tokës

Komuna e Skenderajt po përgatitet që të shënojë Ditën e Tokës dhe kryetari i saj, Bekim Jashari, iu ka kujtuar të gjithë qytetarëve për përgjegjësinë që kanë ndaj ambientit.

Jashari mori shkas nga një aksion pastrimi i të rinjve në Rezallë të Re, që sipas tij, është shembulli më kuptimplotë i kujdesit dhe qytetarisë aktive për natyrën e pastër.

Ai ka paralajmëruar edhe aksionin e pastrimit në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt.

“Në këtë muaj kur do të shënojmë Ditën e Tokës, Komuna e Skenderajt do të zhvillojë aksionin e pastrimit, në gjithë territorin e komunës sonë. Dhe, deri të vije ajo ditë, të marrim shembullin e të rinjve të Rezallës së Re”, shkroi Jashari.

Ditë më parë, ai paralajmëroi edhe dënimin me gjoba mandatore për të gjithë ata që kapen duke ndotur ambientin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat