Reagon anëtari kryesisë së LDK-së dega në Skenderaj: Nga viti 2006 nuk ka pasur kuvend zgjedhor të LDK-së në këtë degë

Kosova

Reagon anëtari kryesisë së LDK-së dega në Skenderaj: Nga viti 2006 nuk ka pasur kuvend zgjedhor të LDK-së në këtë degë

Nga: N.H Më: 9 prill 2019 Në ora: 21:26
LDK

Anëtar kryesisë së LDK-së dega në Skenderaj, Haki Ismajli, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, rreth zgjedhjes së Isa Fejzullahut, në krye të LDK-së në Skënderaj edhe për katër (4) vitet e ardhshme.

Ai në reagimin e tij, thotë se, që nga viti 2006 nuk ka pasur zgjedhje të brendshme të strukturave të LDK-së në Skënderaj, dhe për këtë, ai thotë se e dinë edhe strukturat e nivelit qendrorë të LDK-së në Prishtinë (Kryetari, Kryesia Qendrore, Këshilli i Përgjithshëm).

Ja reagimi i tij:

Të vetëshpallurit (të vetëzgjedhurit) Isa Fejzullahu kryetar, Cenë Behrami nënkryetar dhe Rizah Çitaku sekretar të degës së LDK-së në Skenderaj.

Antarët dhe aktivistët e LDK-së në Skënderaj, reagojnë ndaj postimit të zyrës së LDK – në Skënderaj (e cila kontrollohet nga kryetari i vetëshpallur Isa Fejzullahu) dhe demantojnë artikullin e portalit fokusi të Rexhep Kastratit me titullin: “Isa Fejzullahu do të drejtojë degën e LDK-së në Skënderaj edhe për katër (4) vitet e ardhshme”
Në postimin e LDK Skenderaj shkruan. Pas një procesi të rregullt zgjedhor, Isa Fejzullahi rizgjidhet të drejtoj degën e LDK-së në Skënderaj edhe për katër vitet e ardhshme. Isa Fejzullahu i përket gjeneratës së celulave të para të LDK-së në Skënderaj, edhe përkundër kërcënimeve dhe shantazheve pothuajse në vazhdimësi në asnjë moment nuk e lëshojë rrugën e LDK-së dhe të Ibrahim Rugovës.

Ai në Kuvendin zgjedhor të kësaj dege është rizgjedhur kryetar me vota unanime të delegatëve të pranishëm. Ndërsa, Fejzullahu aktualisht është asamblist në Kuvendin Komunal të Skënderajit dhe i njëjti edhe në mandatin e kaluar ka qenë po ashtu kryetar i degës. Kuvendi për Zëvendës të Fejzullahut ka zgjedhur Cenë Behramin, Sekretar Riza Çitakun kurse është emëruar edhe Kryesia prej 13 anëtarëve.
Zyra për informim – Skënderaj

Të gjitha këto gjëra të shkruara më lartë për ne anëtarët dhe aktivistet e LDK-së në Skënderaj janë gënjeshtra. Që nga viti 2006 nuk ka pasur zgjedhje të brendshme të strukturave të LDK-së në Skënderaj, këtë e dinë edhe strukturat e nivelit qendrorë të LDK-së në Prishtinë (Kryetari, Kryesia Qendrore, Këshilli i Përgjithshëm). Nga viti 2006 nuk ka pasur kuvend zgjedhor të LDK-së në Skënderaj. Nuk ka pasur struktura të kësaj dege që kanë dalë nga votat e lira të delegatëve. Isa Fjzullahu, Cenë Behrami dhe Riza Çitaku vazhdimisht kanë qenë të vetëshpallur (të vetë zgjedhur). I kanë shkruar emrat në listë pa i votuar askush dhe i kanë dërguar në Kryesin Qendrore po ashtu edhe emrin e delegatit të LDK-së nga Skenderajt për zgjedhjet në nivelin qendror.

Për fat të keq të anëtarësisë së LDK-së në Skenderaj këtë listë të emrave që nuk i zgjodhi askush i kanë pranuar edhe strukturat e nivelit qendrorë të LDK-së në Prishtinë. Isa Fejzullahi, Cenë Behrami dhe Riza Çitaku e kanë pushtuar, okupuar, vjedhur dhe shkatërruar edhe strukturat e LDK-së në Skënderaj edhe anëtarësinë e saj. Financat e LDK-së në Skënderaj vazhdimisht i kanë pasur nëpër duar Isa, Cena dhe Riza ne aktivistet e tjerë nuk e kemi ditur asnjëherë asgjë për to, kur kemi kërkuar raport financiar për të hyrat dhe shpenzimet na kanë thënë t’i nuk je në kryesi i kanë ndërruar cilindrat e derës së zyrës, nuk na kanë lënë të hymë brenda dhe nuk na kanë ftuar kurrë në mbledhje. Në zgjedhjet e nivelit lokal dhe të përgjithshme i kanë lënë vëzhguesit dhe komisionarët e LDK-së pa ushqim dhe pa pije vetëm që të abuzojnë me mjetet financiare.

Keqpërdorimet financiare nga Isa, Cena dhe Riza do t’i bëjmë publike. Isa Fejzullahu është shumë i dobët për të qenë kryetar i degë së LDK-së në Skënderaj (ka vetëm shkollën e mesme) plus shto faktin pa e zgjedhur askush e në anën tjetër kemi kandidat për këtë postë edhe me nga dy fakultete, magjistra, doktorant të cilëve ju mohohet mundësia për tu zgjedhur në një kuvend zgjedhor nga votat e lira të delegatëve. LDK-ja ka qenë gjithmonë parti e drejtuar nga intelektualet. Isa Fejzullahun 99% e anëtarësisë së LDK-së në Skënderaj nuk e duan për kryetar, e po të shkojmë në zgjedhje nuk mund të fitojë vota për të qenë as në kryesi.
1

Isa Fejzullahun nuk e kërcënon askush, nuk e shantazhonë askush, nuk do ta sulmoj askush, mos ta paraqes vetën si viktimë kur ai është kryetar i vetëshpallur, vetëm nëse i thotë vetës burrë le të vijë e të matet para anëtarësisë së LDK-së në Skënderaj në një kuvend zgjedhor të rregullt, në kushte normale, në rrethana të barabarta për të gjithë, ku do të flasë vota e lirë e delegatit dhe ku do të respektohet statuti i LDK-së.

Ne anëtarët dhe aktivistet e LDK-së në Skënderaj, i ftojmë në debat publikë (në media të shkruara dhe elektronike, ku të duan, kur të duan, me cilin medium dhe moderator të duan ) Isa Fejzullahun, Cenë Behramin, Riza Çitakun (të vetëshpallurit, të vetë zgjedhurit duke i përfshirë edhe ata që i quajnë anëtar të kryesisë së degës së LDK-së në Skënderaj, të cilët nuk i ka zgjedhur askush) t’i qesim letrat në tavolinë e t’ua tregojmë të vërtetën opinionit publik se në Skënderaj, LDK-ja nuk ka pasur zgjedhje. Se nuk ka filluar kur farë procesi zgjedhor në aktive, në nëndegë, nuk ka datë kur është mbajtur kuvendi zgjedhor i degës, se nuk ka vend ku është mbajtur kuvendi zgjedhor i degës, se nuk ka pasur emra të delegatëve, se nuk ka pasur procesverbal, se nuk ka pasur komision për numërim të votave, se nuk ka pasur delegat të zgjedhur që do të na përfaqësoj në nivelin qendrorë, se nuk ka pasur kandidat as lista të kandidatëve, se nuk ka pasur media, as përfaqësues të nivelit qendrorë të LDK-së në Prishtinë.

Ne anëtarët dhe aktivistet e LDK-së në Skënderaj nuk e njohim këtë kryesi të vetëshpallur dhe kërkojmë nga strukturat e nivelit qendrorë të LDK-së në Prishtinë (Kryetari, Kryesia Qendrore dhe Këshilli i Përgjithshëm) të bëjnë të mundshme zgjedhjet e lira dhe demokratike, në një kuvend zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen të gjitha strukturat e degës së LDK-së nga vota e lirë e delegatëve të zgjedhur nga bazat e tyre.

E kujtojmë Isa Fejzullahun se në degën e LDK-së në Skënderaj e kishim punësuar për arsye humane dhe për shkak të gjendjes se vështirë ekonomike dhe financiare që kishte në familje. Por nuk mund të pranojmë faktin që aji të sillet sikur ta kishte pronë private dhe familjare LDK-në në Skënderaj.

Ne anëtarët dhe aktivistet e LDK-së në Skënderaj do ta mbrojmë LDK-në me dëshmitë që kemi edhe përmes institucioneve të drejtësisë, lë ta kuptojnë të vetëshpallurit.

Në Skenderaj
Me 07. 04. 2019

Anëtar kryesisë së LDK-së dega në Skenderaj, deri me datën 07. 04. 2019 Haki Ismajli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat