21 vjet nga zhdukja e mjekut të UÇK-së, djali i tij me shkrim prekës

Kosova

21 vjet nga zhdukja e mjekut të UÇK-së, djali i tij me shkrim prekës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:07
Gentrit Shala

Sot janë bërë 21 vjet që kur mjeku i ushtarëve të UCK-së, Hafir Shala është zhdukur.

Që nga ajo kohë kur ai i shërbente nevojave të popullit dhe ushtarëve, familja ende nuk e ka asnjë informacion lidhur me fatin e tij.

Në këtë ditë, djali i tij, Gentriti e ka kujtuar me mall dhe dhimbje, babain që 21 vite të zhdukur.

“Sot, 21 vite pa ty. U rrëmbye dhe u zhduk trupi yt por asnjëherë madhështia jote!

Babë, faleminderit që nuk u mendove dy herë për popullin dhe atdheun tënd!

Njëherë të dua si babë ,qindra herë si atdhetar. Me shpresë se do të zbardhet fati yt, krenaria e mposht çdo sfidë”, ka shkruar Gentriti.

Doktor Shala ishte zhdukur me 10 prill të vitit 199 dhe që nga ajo kohë nuk dihet ende asgjë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat