Autostrada e Dukagjinit, MIT: Ja pse varianti përgjatë Drinit është i duhuri për Rahovecin

Kosova

Autostrada e Dukagjinit, MIT: Ja pse varianti përgjatë Drinit është i duhuri për Rahovecin

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:42
Ilustrim

Ky reagim erdhi pas takimit të kreu të Grupit parlamentar të LDK-së, Avudllah Hoti, që deklaroi se kjo autostradë do të dëmtojë tokat bujqësore në Rahovec.

Në deklaratën e saj, MIT thotë se jep detajet se përse varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë është më i favorshëm për Rahovecin.

“Janë marrë për bazë të shpronësohen sa më pak toka bujqësore, të jetë me kosto ekonomikisht më i favorshëm, janë marrë parasysh gërmimet, mbushjet, urat, tunelet, nënkalime, mbikalimet, viadukte, pastaj është marrë parasysh stabiliteti i truallit dhe trajtimi i rrjedhjes ujore si dhe ndikimet minimale në mjedis, trajtimi i ujërave sipërfaqësore nga rruga flora dhe fauna”, thuhet në deklaratën e MIT.

Sipas tyre, mbi bazën e këtyre analizave në konsultim me ekspertët relevant, është përzgjedhur varianti paralel me lumin Drini i Bardhë për të vazhduar me hartimin e projektit detal, si rezultat i përparësive krahasuar me variantet e tjera. 

“Rregullimi i shtratit dhe parandalimi i degradimit të lumit Drini i Bardhë, shpronësim minimal i tokave bujqësore dhe tokave private,

aksi i autostradës kalon më shumë se 70% mbi sipërfaqe të degraduar të tokave bujqësore rreth lumit, nuk do të ketë as një parcelë të ndarë në dy pjesë, dhe krahasimet tjera mes dy varianteve, pra variantit 1 dhe varianti ka lumi Drini i Bardhë”, numërohen në deklaratë përparësitë e variantit të përzgjedhur nga varianti tjetër.

Ministria thekson se vet ministri Lekaj ka pasur takime me të gjithë banorët e komunave që përfshihen nga kjo autostradë.

“Ritheksojmë se kosto e ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit do të jetë rreth 600 milionë euro, ndërsa do të shpronësohen rreth 623 hektarë, prej të cilave jo të gjitha janë private. Për këto të fundit, vlerësimin nuk e bën Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, përfundon deklarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat