Hapet punëtoria dyditore “Veglat e vlerësimit të personelit të meteorologjisë”

Kosova

Hapet punëtoria dyditore “Veglat e vlerësimit të personelit të meteorologjisë”

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:44
Foto nga takimi

Ai përshëndeti pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Kosova, të cilët po marrin pjesë në këtë punëtori dyditore e cila është organizuar  nga Autoriteti Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, e përkrahur nga Bashkimi Evropian përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX). 

Berisha theksoi rëndësinë e kësaj punëtorie duke e dhënë një vështrim të shkurtër për fillet e aviacionit civil në vendin tonë dhe rezultatet e arritura nga AAC dhe AShNA deri më sot.

“Në fillimin e punës tonë ne nuk kishim njohuri, por kishim vullnetin dhe dëshirën për të mësuar, tani kemi njohuri por edhe vullnet për të mësuar edhe më shumë”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se angazhimet dhe punëtoritë e tilla do të ndihmojnë që bashkëpunimi ynë ndër rajonal të ofrojë mundësi për zhvillim edhe më të mirë aviacionin civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat