Skenderaj ndan bursa për 164 studentë

Kosova

Skenderaj ndan bursa për 164 studentë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 17:19
Skenderaj

164 studentë të komunës së Skenderajt janë përzgjedhur nga komisioni për bursa studentore, të cilat i ndanë Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë, ku secili prej tyre do të përfitojë bursë në vlerë prej 500 eurove.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është angazhuar shumë në këtë drejtim, që prej marrjes së mandatit, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme për studentë të dalluar, me anë të ndarjes së bursave në numër sa më të madh, me qëllim që t’u dilet në ndihmë gjatë studimeve.

“Duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen tonë”, ka thënë kryetari Jashari.

Vlera e projektit është 82.000 euro, prej të cilave 50.000 euro janë ndarë nga buxheti i Komunës, ndërsa me 32.000 euro kanë participuar firmat që operojnë në komunën e Skenderajt.

Komuna e Skenderajt falënderon përfaqësuesit e bizneseve dhe njerëzit e vullnetit të mirë për t’iu dalë në ndihmë studentëve me anë të këtyre bursave.

1. “Lirigzoni” 10 studentë 

2. “R&Rukolli” 7 studentë 

3. “Ilea Gropu” 5 studentë 

4. “100% Design” 5 studentë 

5. “Bislimi” 5 studentë 

6. “Haxha Com” 5 studentë 

7. “Jetimat e Ballkanit” 5 studentë 

8. Sinan Pasha 5 studentë  

9. “Eng House Prishtinë” 5 studentë  

10. “Lindi Com” 2 studentë 

11. “Ndërtimi” 2 studentë 

12. “Doni Comerce” 2 studentë  

13. Dr.Avdyl Salihu 2 studentë 

14. Dr.Shaqir Demiri 2 studentë 

15. Ermira Zhuri 2 studentë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat