Zagragja: Qeveria e pengon sektorin privat, të rinjtë të pakualifikuar

Kosova

Zagragja: Qeveria e pengon sektorin privat, të rinjtë të pakualifikuar

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:35
Jeta Zagragja

Ekonomistja Jeta Zagragja, thotë se Qeveria nuk duhet të merret me punësime, por vetëm me politika lehtësuese për sektorin privat.

Zagragja në emisionin Pressing ka thënë se ngritja e pagave për sektorin publik ka dëmtuar sektorin privat.

“Politika s’duhet të merret me punësime. Ajo vetëm duhet të krijojë politika që na e lehtësojnë punën. Për një grant në ndonjë ide inovative po presim që një vit. Më ajo ide nuk është as risi për shkak të vonesave”, ka thënë ajo.

Ajo tutje thotë se të rinjtë që punësohen në kompanitë që merren me teknologji, vinë të pakualifikuar nga shkollat publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat