Arrestohet kryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë?

Kosova

Arrestohet kryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë?

Më: 12 prill 2019 Në ora: 00:00
Foto ilustruese

Përveç këtyre dy zyrtarëve, ku njëri prej tyre është edhe Abdullah Prebreza, drejtor i Planifikimit Urban në këtë komunë, nën pranga ka përfunduar edhe një pronar i një kompanie ndërtimore i cili është pajisur me këtë leje në mënyrë të dyshimtë.

Këtë për Gazetën Blic e kanë bërë të ditur burime mirë të informuara ku kanë thënë se drejtori i Planifikimit Urban, Abdullah Prebreza nga LDK i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Fushë Kosovë ka qenë njëri prej zyrtarëve të arrestuar.

“Të dyshuarit (A.P.) dhe (A.S.) në cilësinë e personave zyrtar duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare kanë lëshuar lejen ndërtimore për investitorin (1), për ndërtimin e objektit shumë banesorë me afarizëm në Rr. ”Nënë Tereza”– Fushë Kosovë si dhe lejen ndërtimore për investitorin tjetër (2), duke mos i përfillur procedurat e parapara sipas Ligjit të ndërtimit dhe në kundërshtim me Udhëzimet Administrative”, thotë ndër të tjera raporti i Policisë së Kosovës.

Drejtori në fjalë, së bashku me me A. S. sipas policisë dyshohet se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 422″
Kurse, i dyshuari tjetër, pronar i një kompanie me iniciale M.V. dyshohet se ka kryer veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 368, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim të prokurorit kompetent dërgohen në ndalim për 48 orë për procedura të mëtejme.
Gazeta Blic ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga zyrtari për informim i LDK-së, Besian Mustafa mirëpo, ai  ka thënë se nuk është i informuar për një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat