Bëhen homazhe në kompleksin memorial “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc

Kosova

Bëhen homazhe në kompleksin memorial “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:49
Pamje nga homazhet

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rënies së 22 dëshmorëve dhe 35 martirëve të fshatrave Negroc, Vuçak dhe rrethine cilët pushojnë në kompleksin memorial “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc të Drenasit, sot janë bërë homazhe dhe janë vënë buqeta me lule.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe shumë personalitete të jetës politike e shoqërore kanë bënë së bashku homazhe në nderim për të rënët në altarin e lirisë.

Për të kujtuar dëshmorët dhe martirët e kësaj zone, të pranishëm ishin edhe familjarë të të rënëve dhe shumë qytetarë, të cilët benë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat