Kremtohet 94-vjetori i themelimit të shkollës fillore dhe të mesme, “Fehmi Rama”, në Likoc

Kosova

Kremtohet 94-vjetori i themelimit të shkollës fillore dhe të mesme, “Fehmi Rama”, në Likoc

Nga: Z.B Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:02
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në kremtimin e 94-vjetorin e themelimit të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Fehmi Rama”, në Likoc, përcjell “Bota sot”.

Jashari përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, Likoci meriton më shumë së kaq, dhe projektet palestrës dhe bibliotekës janë vetëm fillimi i investimeve në këtë fshat historik.

Postimi i plotë:


Në Likoc kemi kremtuar 94-vjetorin e themelimit të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Fehmi Rama”, në një atmosferë festive dhe program të pasur të përgatitur nga nxënësit e shkollës.

Ka qenë moment i përshtatshëm që t’ua kumtoj lajmin për ndërtimin e palestrës sportive për këtë shkollë, në mënyrë që nxënësit të mund t’i zhvillojnë aktivitetet e veta sportive, si dhe bibliotekës.

Likoci meriton më shumë së kaq, dhe projektet palestrës dhe bibliotekës janë vetëm fillimi i investimeve në këtë fshat historik.

Urime Dita e Shkollës së Likocit, nxënësve, kolektivit arsimor, prindërve dhe të gjithë banorëve!
 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat