Të burgosurit në Smrekonicë mund të komunikojnë me Skype, me familjarët e tyre

Kosova

Të burgosurit në Smrekonicë mund të komunikojnë me Skype, me familjarët e tyre

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:35
Smrekonicë

Nga sot për herë të parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ka nisur aplikimi i komunikimit virtual me Skype, ndërmjet të dënuarve dhe familjarëve të tyre.

Në bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të  Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, të dënuarve dhe familjarëve të tyre, është rënë dakord që të aplikohet komunikimi virtual Skype.

Të dënuarit, fillimisht do të bëjnë kërkesë për qasje në komunikim virtual, kërkese kjo e cila shqyrtohet nga Komisioni Multidisiplinor, i cili i rekomandon drejtorit  të institucionit të lejojë ose të refuzojë kërkesën.

Qendra tash e tutje do të posedojë  Dhomën e Komunikimit Virtual, e cila është e pajisur me laptop dhe pajisje të tjera që do ta mundësojnë komunikimin e të burgosurve me familjarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat