Jashari: Deputeti Haxhiu çdo vit ndanë nga 10 bursa për studentë

Kosova

Jashari: Deputeti Haxhiu çdo vit ndanë nga 10 bursa për studentë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 20:22
Bursa për studentë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se shumë njerëz të vullnetit të mirë dhe përfaqësues të bizneseve, i janë bashkuar projektit të tyre, për ndarje të bursave për studentë të kësaj komune.

Sipas tij, në mesin e njerëzve vullnet mirë është edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili tash e pesë vite ndanë nga 10 bursa për studentë.

“Mirëpres gatishmërinë e deputetit Haxhiu, që t’i bashkohet projekteve tona të ardhshme për ndarje të bursave, me qëllim të ndihmohen gjatë studimeve dhe ngritjes profesionale studentët e komunës sonë. Investimi më i qëlluar është në arsim”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat