Të hënën merret vendim për kompensimin e orëve të humbura - Bota Sot
Të hënën merret vendim për kompensimin e orëve të humbura

Kosova

Të hënën merret vendim për kompensimin e orëve të humbura

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Bytyqi thotë se të hënën do të mbahet takimi final.

Kompensimin e orëve të humbura nga greva e janarit Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e ka kushtëzuar me rritet koeficienti i mësimdhënësve nga klasa e parë deri në të pestën.

Por, të hënën do të merret vendimi final sa i përket kompensimit të orëve për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në Kosovë. Kështu ka deklaruar Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi sot në RTV 21.

“Vendimi final do të jetë të hënën, do ta kemi këtë takim ku do të jenë të ftuar gjithë drejtorët e DKA-ve, e kemi thirrur këshillin e prindërve, do ta ftojmë dhe SBASHK-un të jetë pjesë e takimit dhe do të jetë ta themi një qasje e re dhe një përfundim i qasjes së kompensimit të orëve dhe kjo do të jetë finale dhe do të iu mbetet DKA-ve që të zbatojnë udhëzimin adminsitrativ.“, ka thënë Bytyqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...