Pemët e perimet në burgje, për pesë muaj do kushtojnë afro 114 mijë euro

Kosova

Pemët e perimet në burgje, për pesë muaj do kushtojnë afro 114 mijë euro

Më: 13 prill 2019 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

113 mijë e 917 euro do i kushtojë furnizimi për pesë muaj me pemë dhe perime për të burgosurit Buxhetit të Kosovës.

Në njoftimin për kontratën e nënshkruar në fillim të muajit të kaluar, bëhet e ditur se për këtë tender janë pranuar 3 oferta, prej të cilave më e larta ka qenë 117 mijë e 153 euro e 50 cent ndërsa është zgjedhur më e ulëta.

Shërbimin Korrektues me pemë dhe perime do e furnizoj NPT “Florenti”, “Adriatiku” e “Korabi”. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat