Kryetarja e Këshillit Drejtues të UP’së: Parlamenti Studentor të merret me çështje studentore

Kosova

Kryetarja e Këshillit Drejtues të UP’së: Parlamenti Studentor të merret me çështje studentore

Më: 13 prill 2019 Në ora: 22:30
Laura Kryeziu

Udhëheqësja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Laura Kryeziu, nëpërmjet një reagim, ka kërkuar nga organizatat studentore të zhbllokojnë punën e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.

Ajo ka thënë se qe gjashtë muaj ka bllokadë për shkak s’po arrijnë të funksionalizojnë Parlamentin Studentor.

” Konsideroj që propozimet dhe vendimet e Këshilli Drejtues ( KD), kanë qenë gjithmonë në frymën e unifikimit dhe funksionalizimit të Parlamentit të Studentëve gjithmonë në përputhshmëri me rregulloret dhe statutin e UP-së. Unë si Kryesuese e Këshillit Drejtues te UP-së shprehi keqardhje për tendencat për politizimit e qëndrimeve të KD-së nga Organizata Studentore Reforma ne Proces. Kjo organizatë dhe koalicioni i saj për më tepër se 6 muaj nuk kanë arritur të funksionalizojnë Parlamentin e Studenteve (PS) dhe së fundmi kanë refuzuar kërkesën e shumicës parlamentare duke bllokuar funksionimin e PS-së. Për më teper shprehi keqeardhje për propagandat e krijuara, perderisa organizatat studentore do të duhej të repektonin vullnetin e shumicës dhe të kontribonin në funksionalizimin e Paramentit të Studenteve prej cfardo pozicioni që kanë”, ka thënë Kryeziu.

Ajo ka thënë se të gjitha vendimet e ligjshme të Parlamentit Studentor do t’i njohin.

“Këshilli Drejtues, beson dhe apelon që Parlamenti i Studentëve të gjejë gjuhë të përbashkët për tejkalim të të gjitha situatave në frymën e funksionalizimit të organeve studentore, gjithnjë në përputhje me Rregulloret në fuqi. Ne respektojmë të gjitha vendimet e PS dhe nuk ndërhymë në punën e brendshme te organizatave studentore. Për më tepër do të mbështesim të gjitha projektet që kanë të bëjmë me zhvillimi dhe përmasimin e jetës studentore. Në të kundërtën, çdo tentim për politizim apo tendencë të shtrembërimit të qëndrimit të KD-së karshi çështjeve studentore është i papranueshëm dhe nuk përkon me realitetin”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat