Moti në Kosovë - Bota Sot
Moti në Kosovë

Kosova

Moti në Kosovë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 06:33
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë  ditës do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Reshje shiu, në sasi më të lartë, parashihen në perëndim të vendit, ndërsa sasia më e ulët do të regjistrohet në juglindje dhe lindje të vendit. Në fushat barike dhe termike, do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri  9m/s. Sasia e reshjeve që u regjistruan ditëve të fundit ishte 30 deri 40 litra për metër katrorë”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat