Hasani: Katër nga gjashtë investitorët e interesuar gjermanë kanë ardhur sivjet në Kosovë

Kosova

Hasani: Katër nga gjashtë investitorët e interesuar gjermanë kanë ardhur sivjet në Kosovë

Më: 15 prill 2019 Në ora: 08:02
Nora Hasani

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, ka thënë katër investitorë të rinj gjermanë sivjet kanë investuar në Kosovë.

“Gjatë këtij viti ka pasur gjashtë kërkesa për investime nga investitorët gjermanë në Kosovë dhe katër prej tyre kanë investuar”, ka thënë Hasani.

Ajo ka pohuar në Sytë Shtatë, se ka një kategori të bizneseve që ata janë më të dhënë për ta sjell në Kosovë.

“Në më shumë jemi që të tërheqim ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Përpos që jemi zëri i biznesit në Kosovë, ndërmarrësit gjermanë që operojnë këtu, ne ofrojmë shërbime edhe për investitorët potencial gjermanë”.

“Nëse krijohet 10-20 vende pune po flasim 10-20 familje . Investitorët gjermanë e kanë të vështirë që të vijnë deri në Kosovë, por kur vijnë këtu binden se duhet të investojnë”.

“Për ndërmarrësit gjermanë është më rëndësi që të respektohen afatet”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat