Haradinaj: Roli i Caritas-it i jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor

Kosova

Haradinaj: Roli i Caritas-it i jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor

Më: 15 prill 2019 Në ora: 11:17
Ramush Haradinaj dhe Don Viktor Sopi

Roli i Caritas Kosova në komponentën sociale në shërbim të komunitetit është i jashtëzakonshëm, veçmas në aspektin e kujdesit shëndetësor.

Kështu thotë kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, pas një takimi që ka zhvilluar me  përfaqësuesit e kësaj organizate humanitare, si pjesë e Caritas-it evropian, prirë nga Don Viktor Sopi.

Sipas Haradinajt, projektet e tyre forcojnë shërbimet e komunave, ndërsa ka shprehur gaishmërinë për mbështetjen e programeve të Caritas, veçmas në ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi.

“Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikatë e punëtorëve tjerë shëndetësor”, thekson Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat