Kryeziu: Deputetët sot ndaluan mundësinë e keqpërdorimit të 160 milionë eurove

Kosova

Kryeziu: Deputetët sot ndaluan mundësinë e keqpërdorimit të 160 milionë eurove

Nga: A.Zh Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:26
Kuvendi i Kosovës

Drejtuesi i Demorkacia në Veprim Ismet Kryeziu, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për OJQ-të sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se deputetët me votën e tyre pro, kanë ndaluar mundësinë e keqpërdorimit të parasë publike në vlerë prej 160 milionë eurosh.

Ai ka falënderuar deputetët që vendosën t’i dëgjojnë argumentet dhe rekomandimet e shoqërisë civile.

Postimi i Kryeziut:

66 Pro 0 kundër

Pas një beteje të gjatë për përmbajtjen e Ligjit për OJQ-të, Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratojnë ligjin për OJQ-të, me rekomandimet e shoqërisë civile.

Të nderuar deputetë me votën tuaj PRO, keni ndaluar mundësinë e keqpërdorimit të parasë publike në vlerë prej 160 milion euro, e në mundësi që ky keqpërdorim të rritet në vlera në vazhdimësi.

Faleminderit të gjithë juve, për kohen dhe angazhimin me i dëgjuar argumentet tona edhe me vendos votën tuaj në favor të rekomandimeve të shoqërisë civile dhe ndaljës së keqpërdorimit në sektorin joqeveritar.

#kerkollogari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat