Teologu nga Vushtrria akuzon Tërnavën se vodhi 300 mijë marka, ngrit kallëzim penal

Kosova

Teologu nga Vushtrria akuzon Tërnavën se vodhi 300 mijë marka, ngrit kallëzim penal

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:50
Naim Tërnava

Atë po e akuzon teologu nga Vushtrria, Emin Behrami i cili ka ngritur kallëzim penal ndaj të parit të Bashkësisë Islame, shkruan lajmi.net.

Këtë, Behrami e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ai ka akuzuar Tërrnaven se po u shërben interesave të tij karrieriste  dhe politika.

Behrami supozon se Tërrnava këto mjete i vodhi në vitin 2002 para zgjedhjes së tij si Mufti i BIK-ut.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

MUFTIU TËRNAVA, HAJN I MADH
Udhëheqësi vazhdimishr duhet të ketë integritet të lartë moral dhe profesional në mënyrë që amanetin e marrë mbi supet e tij ta kryej me përgjegjësinë maksimale para All-llahut të Lartëmadhërishëm dhe para vendit.

Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që fuqimisht i janë betuar të Madhit All-llah se kurrë nuk do ta tradhtojnë interesin e fesë dhe të vendit.

Nëse një përgjegjësi e kësaj shkalle u kërkohet të gjithë udhëheqësve të vendit, ajo duhet të shfaqet edhe më fuqishëm tek udhëheqësit fetar, të cilët detyrën dhe përgjegjësinë e tyre e ndërlidhin me mësimet e Islamit, me ç’rast më me lehtësi fitohet edhe përkrahja e opinionit të gjerë. Nga ky orientim i qartë udhëheqësi mund të devijojë vetëm atëherë kur me dinakëri e vë në rend të parë interesin e tij personal dhe të klanit të tij gjithashtu para interesit të përgjithshëm të fesë dhe të vendit.

Për fat të keq këtij orientimi të mbrapsht po i shërben Muftiu Tërnava, i cili gjatë këtyre katër mandateve të vjedhura nga një kushtetutë e falsifikuar, po u shërben vetëm interesave të tij të ngushta karrierste, në të mirë të të cilit po punojnë edhe rrethanat e përgjithshme politike, sociale, ekonomike dhe vdekja klinike e organeve të drejtësisë, të cilat me mjeshtri edhe po i shfrytëzon.

Njëra nga të këqijat e pafundme me të cilat merret Muftiu Tërnava është edhe hajnia e haptë e zekatit, e sadekatu elfitrit dhe e ndihmave tjera vullnetare të muslimanëve, të cilat ata i kanë dhënë nga thellësia e shpirtit dhe për të qenë në interesin e zhvillimit të jetës fetare islame te muslimanët e këtyre trevave. E kujtoj për të keq momentin kur nga objekti i Medresesë u tjetërsua p.sh. një agregat shumë i madh dhe shumë i shtrenjtë njëkohësisht, duke e lënë shkollën në errësirë fizike, për interesat e individëve të caktuar, të njohur për Muftiun dhe me miratimin e tij.

Edhe më keq se kjo, Tërnava në prag të shpalljes së vetvetës si Mufti i BIK-ut në vitin 2002, i vodhi 300.000 DM (treqind mijë marka gjermane), për fatin e të cilave kurrë nuk u njoftuan muslimanët, ndërsa këtë veprim kriminal ai e ka pranuar publikisht.

Ato humbën në pikë të ditës, ndërsa kurrë nuk u ndoq, sepse ishte kryetar i Kuvendit të BIK-ut dhe drejtor i Medresesë, vepër penale kjo të cilën ia paraqita organeve kompetente të shtetit, me propozim që pas hetimit të rastit, kryetarin Tërnava ta dënojnë sipas ligjit. Më gjërësisht lexoni Kallëzimin penal. Vazhdim.

Prof. Emin Behrami, Vushtrri, më 14.04.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat