Bytyqi përuron shkollën në vendlindjen e tij

Kosova

Bytyqi përuron shkollën në vendlindjen e tij

Nga: Z.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:09
Foto


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në shënimin e ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mehdi e Sylejman Bytyqi”, në vendlindjen e tij, përcjell “Bota sot”.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, kjo festë është më e rëndësishme se sa vetëm një ditë e shkollës, kjo pasi që emrat e dy dëshmorëve e madhështojnë këtë shkollë, Mehdi dhe Sylejman Bytyqi ranë për lirinë që ne sot e gëzojmë.

Postimi i plotë:

Sot, me shumë kënaqësi mora pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mehdi e Sylejman Bytyqi” në vendlindjen time, në Arllat të Drenasit, ku dhe përuruam fushën e sporteve, që është një investim i Ministrisë së Arsimit.

Duke vlerësuar lartë kontributin e dy dëshmorëve të këtij fshati, emrin e të cilëve e mbanë shkolla, Mehdi dhe Sylejman Bytyqi që bartnin në vete vlera njerëzore, të cilat do të mbesin përherë në kujtesën e atyre që patën fatin t’i njohin.

Kjo festë është më e rëndësishme se sa vetëm një ditë e shkollës, kjo pasi që emrat e dy dëshmorëve e madhështojnë këtë shkollë. Mehdi dhe Sylejman Bytyqi ranë për lirinë që ne sot e gëzojmë.

Urova mësimdhënësit dhe nxënësit për këtë ditë feste dhe i ftova që së bashku të përkushtohen maksimalisht, në mënyrë që të kontribuojnë në realizimin e synimeve për arsim më të mirë.

MAShT do të angazhohet që pas këtij investimi të marrë përsipër edhe pajisjen e shkollës me inventarë të ri.

Sot gjatë ditës, kam vendosur lule te busti i dy dëshmorëve, Mehdi dhe Sylejman Bytyqi, si dhe te varrezat e tyre në Kleçkë.
 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat