Aksident i rëndë në Gjilan – lëndohen katër persona, njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Kosova

Aksident i rëndë në Gjilan – lëndohen katër persona, njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Sot pak para orës 07:00, ka ndodhur një aksident në dalje të qytetit të Gjilanit.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, një nga ta ka pësuar lëndime më të rënda.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e ka konfirmuar rastin, duke dhënë detaje për të.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ndërsa kanë mbetur katër persona të lënduar lehtë dhe një me lëndime më të rënda janë dërguar në QKUK”, ka thënë Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat