Sot deputetët diskutojnë me qytetarët e Klinës

Kosova

Sot deputetët diskutojnë me qytetarët e Klinës

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:19
Foto

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët. 

Sot do të mbahet takimi i radhës në qytetin e Klinës. 

Takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Klinë dhe fillon në orën 14:00. 

Në debat marrin pjesë deputetët: Mirjeta Kalludra nga LDK, Evgjeni Thaçi-Dragusha nga PDK, Fatmire Kollçaku nga LVV, Time Kadrijaj nga AAK, Shqipe Pantina nga PSD dhe Haxhi Shala nga Nisma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat