Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se Qeveria do t’a ndihmojë sektorin privat në rritjen e pagava minimale.
“Kjo temë është sfidë për sektorin privat por edhe për Qeverinë, jemi vonuar me këtë pasi shumë punëtorë ndihen të diskriminuar me pagat”.
“Gjendja e punëtorëve por edhe kushtet e tyre në punë është shumë e keqe dhe diskriminuese pasi në raport me institucionet shtetërore mund të ndihen të diskriminuar”, deklaroi Selmanaj.
Selmanaj theksoi se Qeveria ashtu siç e dërgoi përpara Ligjin për Pagat ashtu do të ndihmojë rritjen e pagave.