Më në fund mot pranveror, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Kosova

Më në fund mot pranveror, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:39
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme në vendin tonë do të mbajë mot me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, pas gjithë këtyre reshjeve të cilat kanë përfshirë pjesën dërmuese të vendit, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit.

Kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të lartë mbi vendin tonë, të cilat do të mbesin të qëndrueshme deri në fundjavë.

Sipas IHMK-së, rreziku nga paraqitja e temperaturave të ulëta me vlera negative kaloi.

Edhe pse reshjet e shiut të cilat vende-vende u shoqëruan me breshnizë, nuk kanë ndikuar dukshëm në dëmtimin e sektorit të pemëtarisë.

“Ndonëse në viset malore ishin regjistruar temperatura rreth zeros, por intervali kohor i atyre temperaturave ishte i shkurt, gjë që nuk kanë krijuar dëme në pemëtari”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat maksimale bashkë me ato minimale dita-ditës do të shënojnë ngritje të lehta.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Në fushat barike do të ketë luhatje, por vlerat e tyre do të jenë për 9-12 milibar mbi normalen.

Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e vlerave të shëndetshme, kjo si rezultat i aktiviteteve meteorologjike gjatë ditëve të fundit.

Indeksi UV do të jetë i lartë por jo në kufijtë e rrezikut. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat