Sali Çekaj i akordohet titulli “Krenaria e kombit shqiptar”

Kosova

Sali Çekaj i akordohet titulli “Krenaria e kombit shqiptar”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 08:49
Sali Çekaj

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan (LHK “Ali Hadri” dega në Deçan), me vendim nr.017/19, të datës 19 prill 2019, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së Heroi të Kosovës Sali Çekaj, i akordon titullin “Krenaria e kombit shqiptar” të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Ky titull Heroi të Kosovës Sali Çekaj, i jepet në shenjë të nderimit për sakrificën dhe flijimin për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Me ketë rast, njoftojë opinioni se dekorata me titullin “Krenaria e kombit shqiptar” të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, e ndarë për agim Ramadanin, Shkëlzen Haradinaj dhe Sali Çekaj, do të dorëzohen me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Deçanit me 16 qershor 2019.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat