Austria përkrah themelimin e qendrave të testimit elektronik për arsimin parauniversitar

Kosova

Austria përkrah themelimin e qendrave të testimit elektronik për arsimin parauniversitar

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:51
Bedri Hamza dhe Gernot Pfandler

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Austrisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Sipas një komunikate për media është diskutuar për  marrëveshjet të cilat tanimë janë ratifikuar në Kuvendin e Kosovës për pesë komuna   që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të këtyre komunave si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në financimin e themelimit të qendrave të testimit elektronik për arsimin para universitar në Kosovë, ku shteti austriak ka shprehur gatishmërinë të përkrah Kosovën në këtë fushë.

Ministri Hamza theksoi përkushtimin e tij për mbështetjen e këtij sektori, me qëllim të avancimit të arsimit para universitar në Kosovë, ku sipas tij përfituesit më të mëdhenj do të jenë të rinjtë e Kosovës, të cilët janë potenciali më i madh në vend.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova është e gatshme që të krijojë kushte për të arritur marrëveshje me partnerët strategjikë, siç është Austria për avancimin e arsimit në Kosovë, si një ndër fushat më me prioritetet të Qeverisë.

Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës, veçanërisht gjetjen e mundësive të përkrahjes së projekteve të tilla të cilat ndikojnë  në avancimin e të rinjve, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat