Donatorët bëjnë me shtëpi të re një familje në Podujevë

Kosova

Donatorët bëjnë me shtëpi të re një familje në Podujevë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:20
Donatorët bëjnë me shtëpi të re një familje në Podujevë

Familja katër anëtarëshe e Sokol Selimit nga Podujeva është bërë me shtëpi të re, falë vullnetit të mire të stafit vendor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në ceremoninë e dorëzëzimit të çelësave të shtëpisëpisë së re, për familjen Selimi ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zaim Thaçi, një pjesë e stafit vendor të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarë nga sektori i strehimit në Komunën e Podujevës.

Nënkryetari i komunës Nexhmi Rudari falenderoi donatorët që ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Selimi dhe theksoi rëndësinë e ndërrmarrjes së iniciativave të përbashkëta në këtë fushë, për faktin se edhe pse komuna është angazhuar ndër vite për zgjidhjen e çëhtjes së banimit për familjet e pastreha ende shumë familje që kanë nevojë për të siguruar strehim.

Rudari po ashtu theksoi se Komuna është në kontakte të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe me partnerë të tjerë për t’u dalë në ndihmë familjeve të paatreha, sepse me buxhetin vetanak Komuna e ka të pamundur t’i përmbushë të gjitha kërkesat.

Në shenjë falenderimi për kontributin e tyre në ndërtimin e shtëpisë për familjen Selimi, nënkryetari Rudari, në emër të Kryetarit Agim Veliu, u ka dorëzuar një mirënjohje donatorëve.

Ndërsa, kryefamiljari Selimi ka falenderuar donatorët për ndihmën në ndërtimin dhe pajisjen e shtëpisë me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të plotë të donatorëve dhe Drejtorinë e Shëndtësisë dhe Mirëqënies Sociale,  sektori për strehim i ka referuar rastet në nevojë, ndërsa përzgjedhja e familjes është bërë nga donatorët, pas realizimit të vizitave te realizuara në terren.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat