Banorët shqiptarë të Kllokotit në protestë, përleshen me sigurimin e Komunës

Kosova

Banorët shqiptarë të Kllokotit në protestë, përleshen me sigurimin e Komunës

Nga: Aziz Zuka Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:06
Pamje nga protesta në Kllokot

Dhjetëra banorët shqiptarë që jetojnë në komunën e Kllokotit, kanë protestuar sot para Komunës, duke thënë se ndihen të diskriminuar pasi, sipas tyre, udhëheqësit komunal po i orientojnë investimet vetëm në vendet e banuara me serbë. Të konsideruar si komunitet pakicë në komunën ku jetojnë, banorët shqiptarë,ankohen se po diskriminohen nga komuna.

Banorët e një lagje të re në Kllokot, gjatë protestës para objektit të komunës së Kllokotit kërkuan që të takohen me kryetarin, Bozhidar Dejanoviq, për të shprehur pakënaqësitë që kanë ndaj tij dhe për diskriminimi që po ju bëhet atyre veç pse janë shqiptarë, siç thonë ata.

Por, protestuesit janë përplasur me sigurimin e Komunës të cilët pasi donin që të futen brenda objektit, por që janë penguar nga sigurimi.

As gazetarët nuk lejoheshin që të futen brenda me arsyetimin se nuk kanë leje nga

kryetari.

Protestuesit dhe mediat janë futur brenda komunës deri tek zyrja e kryetarit por këtë të fundit nuk e kanë takuar aty.Banorët thonë se investimet në këtë komunë po bëhen në baza etnike.

Banorët ankohen se nuk kanë rrugë, ndriçim, ujësjellës, kanalizim dhe as punësim në institucione dhe për këtë gjendje e fajsojnë të parin e Komunës, Bozhidar Dejanoviq.

Drejtues të komunës në Kllokot nuk kanë dashur të flasin për ankesat e banorëve dhe kryetari nuk është parë në vendin e punës.

E Selvije Rexhepi, nënkryetare për komunitete në këtë Komunë, i tha se do të interesohet për problemet e banorëve dhe ka kërkuar që të takohet me ta për të gjetur zgjidhje kësaj situate.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat