Nesër lansohet projekti #Forheroines

Kosova

Nesër lansohet projekti #Forheroines

Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:23
Monumenti Heroinat

Nesër, (e shtune) 20 Prill, nga ora 13:00 – 14:30, para monumentit HEROINAT në Prishtinë do të lansohet projekti #Forheroines.

Pjesë e këtij instalacioni do të jenë:

· Mark Gjonaj, anëtar i këshillit të New York

· Vasfije Krasniqi e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës,

· Feride Rushiti, drejtoreshë e KRCT

· Përfaqësues institucional dhe ndërkombëtarë;

Projekti #forheroines i dedikohet Heroinave tona, që u dhunuan gjatë luftës së fundit në Kosovë, është një thirrje për drejtësi dhe për bashkim. 20 vite, mbi 20.000 gra duke kërkuar drejtësi.

Pjesë kryesore e projektit është aktiviteti i shpërndarjes së 7 karaktereve “# F O R H E R” në qytetet kryesore të Kosovës, dhe në ato karaktere në shenjë solidarizimi me gratë e prekura nga kjo dukuri do të ngjiten vathët: “#” në Prishtinë; “F” në Mitrovicë; “O” në Pejë; “R” në Gjakovë; “H” në Prizren; “E” në Ferizaj; “R” në Gjilan.

Çdo karakter do të jetë i ndërtuar nga pjesë të kanvasit të futura në kornizë në formë të mozaikut (katror) ku njerëzit mund të vendosin vathët e tyre, duke u solidarizuar me heroinat tona.

Përveç karaktereve, afër tyre do të vendoset shtandi informativ për të gjithë njerëzit që janë të interesuar të dinë më shumë detaje rreth projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat